Debat te Siguria për 18 mln eurot, kush është zv/kryeministri në përgjime dhe a ka hetime për ndërtimet në Tiranë?

Dalja e emrit të zëvendëskryeministrit në përgjimet e Antimafias për 18 milionë eurot që u sekuestruan në Tiranë, ka sjellë tensione në Komisionin parlamentar të Sigurisë.

Madje për këtë çështje iu kërkua informacion dhe Drejtorit të Agjencisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

"Ka qarkulluar shumë në media, ka pasur debat parlamentar ku zëvendëskryeministrat, aktuali dhe paraardhësi, janë munduar të akuzojnë njëri-tjetrin është në kohën time apo në kohën tënde".

"Çfarë do të thotë që Shqipëria është futur në zonën gri?"

Por ka qenë kryetari i Komisionit Parlametar, Nasip Naço, që kjo pyetje të adresohet në një tjetër institucion.

"Kolegu mund ti drejtohet SPAK për infirmacione më të hollësishme".

"Nuk kam pyetur komisionin e Sigurisë."

"Nuk merret drejtori me përgjime."

"Një nga problemet më të mëdha që ka Rilindja është transparenca me publikun."

Edhe pse deputeti i PD-së, Ervin Salianji, kërkoi më shumë informacion për sekuestrimin e 18 milionë eurove, nuk mori një përgjigje nga drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave.

"A keni pasur konbtak nga përfaqësues të mafies italiane Cosa Nostra apo nga ministri ose zëvendëskryeministri për të lehtësuar pastrimin e 18 mln eurove?"

Shqetësim për opozitën ishin dhe raportet ndërkombëtare për qarkullimin e parave të pista në sektorin e ndërtimit në Tiranë.

"Shumë e cilësojnë Tiranës si "lavatriçe" e pastrimit të parave të pista, a keni ju të dhëna për këtë, a ka hetime?"

Por për këtë pikë Drejtoria që duhet të kujdeset për parandalimin e këtyre fondeve pranon se nuk ka bërë asnjë verifikim.

"Për boomin e ndërtimeve ne si drejtori nuk kemi bërë analiza, matje të boomit të ndërtimeve."

Komisioni i Sigurisë miratoi projektligjin që detyron edhe familjarët e politikanëve dhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve që të deklarojnë pasuritë.