Biden kërkon mandat të dytë/ Demokrati hyn në garën presidenciale të
Joe Biden synon të garojë sërish për president më 2024, duke pretenduar kështu një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetarët zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Ajo i ka bërë këto komente në avionin presidencial, teksa Biden është nisur për të marrë pjesë në një organizim me trupat amerikane për Festën e Falënderimeve.
Javën e kaluar, Biden 74-vjecar iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor, i pari që prej marrjes së postit të presidentit në janar të vitit 2021.Shtëpia e Bardhë tha kjo ishte pjesë e një vizite rutinë, gjatë së cilës presidenti do të qëndronte pa ndjenja për një kohë të shkurtër për shkak të anestezisë.
Sipas përcaktimit në Kushtetutë, kompetencat u transferuan zyrtarisht tek Zv. presidentja Kamala Harris. Mjekët dolën në përfundimin se ai është i shëndetshëm për të kryer detyrat e tij.
Mbështetja ndaj Bidenit ka rënë në muajt e fundit, çka ka nxitur pyetje nëse ai është i gatshëm për të garuar për një mandat të dytë.
Analistët thonë se rënia në perceptimin e punës së presidentit ka qenë veçanërisht e ndjeshme në radhët e votuesve të pavarur, të cilët e ndihmuan atë të fitojë zgjedhjet vitin e kaluar përballë Donald Trump. Ky i fundit nuk është deklaruar publikisht nëse do të garojë sërish.



