“Akademia e Shkencave zgjatim i politikës, nuk e kritikon Ramën” Gjinushi: Pse ta bëj kur ai pranon
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi debatoi me analistin analisti Altin Gjeta.
Ky i fundit tha se Akademia në një pjesë të saj është një zgjatim i politikës dhe se nuk e kritikon qeverinë.
Gjeta: Kujt i drejtohet Akademia e Shkencave, vetëm atij shqiptare apo edhe atij ndërkombëtar.
Gjinushi: Në këtë periudhë ne nuk kemi rol aktivë në shkencë, pasi nuk kemi institute dhe kërkues, por vetëm akademikë që punojnë pranë institucioneve. Sikurse kemi përkthyer një botim të Apollon Baçen në anglisht, duke parë që kanë më shumë impakt edhe jashtë, duke përfshirë edhe turistët.
Gjeta: Akademia është më mirë se sa thotë kryeministri?
Gjinushi: Atë pyesni kryeministrin që ka qenë më kritiku, por që ka vlerësuar edhe reformën në Akademi.
Baçi: Ndoshta Rama është i lumtur se Akademi nuk e kritikon.. Akademia është oponentë e Akademisë.
Gjeta: Përgjithësisht është zgjatim i politikës. Duhet oponencë ndaj qeverisë. Nuk mbahen qëndrime publike.
Gjinushi: Bëhet për ato gjëra që duhet bërë oponencë. Kur ai pranon të rri ta kritikoj unë.
Gjeta: Në Akademi ka njerëz pa produkt shkencor nga politika. Ju jeni një rast. Ju keni qenë larg shkencës.
Gjinushi: Unë jam zgjedhur qysh në vitin 1989 dhe nuk ma heq kush. Unë desha u shkëputa, desha rikthehem.
