Gjinushi: Po rrisim nivelin e kërkimit shkencor, jemi dobët në fushën e sociologjisë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi u shpreh se kjo akademi por rrit nivelin e kërkimit shkencor.

Ai tha se në aspektin e fushës së sociologjisë është dobët dhe mirëpriten njerëz të kësaj fushë që të japin kontribut në Akademi.

Gjinushi: Ne kemi sot për sot albanologjinë, nanoteknologjinë, që janë gjëra që lidhen me shumë aspekte të kërkimit shkencor dhe që rrisin nivelin kërkimor. Në fushat e sociologjisë jemi më dobët dhe do t’i mirëprisnim. Prandaj kemi marrë pjesë me  shoqatën e sociologëve dhe kemi lidhur marrëdhënie.

Kjo është një fushë që do një qaje tjetër, por që nuk krijohet dot tek ne. Nëse ka mendime që të zhvillohet kjo gjë, sepse ka shumë iniciative dhe botime personale.