Subashi: Fshati e dinte për rrëmbimin e vajzës. Më pas nuk ka pasur ankesa për Çalamanin
Një ngjarje makabre tronditi Fierin mbrëmjen e djeshme, 16 nëntor ku 8-vjeçari u rrëmbye, u vra dhe më pas u gropos me baltë nga fqinji i tij 38-vjeçari Klodian Çalamani.
Pas ngjarjes horror, banorët kanë folur hapur për fqinjin problematik dhe krimin të paralajmëruar, pasi vrasësin e kishin denoncuar në polici, por siç thonë askush nuk mori masa ta ndalojë në kohë.
Ndërkohë Kryebashkiaku Armando Subashi në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se nuk ka pasur asnjë ankesë nga banorët se 38-vjeçari bënte veprime të pahijshme ndaj tij.
Armando Subashi: Në fshat e dinin atë që kishte ndodhur para disa vitesh, por më pas nuk kemi pasur asnjë sjellje asnjë sinjalizim për ndonjë sjellje të pahijshme, kundra njerëzve vetë. Policia e ka pasur vazhdimisht në mbikëqyrje, edhe inspektori i zonës e kontrollonte dhe e mbikëqyrte. Nga banorët që jetojnë aty nuk ka pasur ankesa për veprime konkrete për veprimin e tij.
Kujtojmë se Klodian Çalamani rezulton i dënuar edhe më parë nga Gjykata e Fierit me 4 vite burg.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2006 dhe sipas vendimit të Gjykatës që RTV Ora e disponon 32 vjeçari së bashku me shokun e tij Florian Vasiu nga fshati Grecalli kanë marrë peng për 20 minuta në banesën e tij një vajzë, atëherë 16-vjeçe.
Përgatiti Anila Kolgjini.
