Ngjarja horror në Fier jehonë në mediat greke: Krimi i tmerrshëm!

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit është bërë jehonë në mediat greke.

Ngjarja e rëndë e cila ka tronditur mbarë opinionin shqiptar edhe atë greke, ndodhi ditën e djeshme, ku i vogli u rrëmbye dhe u gropos nga fqinji i tij.

Mediat greke e kanë konsideruar të tmerrshme ngjarjen në Shqipëri.

 “Tmerr në Shqipëri, fëmija 8-vjeç vritet më lopatë nga fqinji" shkruan protothema.gr.

Ngjarja horror në Fier jehonë në mediat greke: Krimi i

“Krimi i tmerrshëm”, shkruan një media tjetër.

Newpost.gr e ka quajtur makabre ngjarjen e rëndë, ndërsa përcjell detajet e këtij krimi.

Artikulli i medias greke “Megatv”:

“Ligjet duhet të rikthehen. Jo vetëm për ta varur, për ta djegur me benzinë”.

Zemërimi, trishtimi dhe tronditja. Banorët e fshatit Grecali në Shqipëri kërkojnë dënimin me vdekje për autorin që vrau fqinjin e tij 8-vjeçar.

38-vjeçari që u arrestua e rrëmbeu, e mbajti rob për orë të tëra dhe në fund e vrau.

Armë vdekjeprurëse, një lopatë.

Megjithatë informacionet tronditëse nuk ndalen me kaq, pasi autori 38-vjeçar ka varrosur trupin e pajetë të fëmijës në oborrin e shtëpisë së tij.

Autoritetet po hetojnë nëse 8-vjeçari është abuzuar seksualisht gjatë orëve që ka qenë i burgosur

Ngjarja horror në Fier jehonë në mediat greke: Krimi i

Ngjarja horror në Fier jehonë në mediat greke: Krimi i

Ngjarja horror në Fier jehonë në mediat greke: Krimi i