Batuta e Ramës në konferencën me Di Maio: Shpresoj që ambasadori italian mos ta lërë Shqipërinë pa pasaportën shqiptare

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me  ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio është shprehur se bashkëpunimi mes dy vendeve në lidhje me projektet për infrastrukturën, kulturën, turizmin ekonominë detare do i japin frytet vitin e ardhshëm.

Në fjalën e Ramës nuk kanë munguar as batutat, ku tha se shpreson që deri në fund të misionit të tij në Shqipëri, ambasadori aktual italian të jetë pajisur me pasaportë shqiptare.

Edi Rama: Puna e përbashkët mes nesh që do sjellë fryte konkrete vitin e ardhshëm, ju mirëpresim ty dhe të gjithë ministrat për javën italiane që duam të organizojmë në qershorin e ardhshëm

Nuk dua të hyj në hollësi për të mos i lodhur më shumë ata që na kanë ndjekur në këtë punë dhe duke marrë shënime apo duke ndihmuar si para edhe pas, si ambasadori i shkëlqyer italian në Shqipëri që shpresoj që në fund të misionit të tij të mos e lërë Shqipërinë pa pasaportën shqiptare ashtu si ka bërë një mik tjetër që është në katet e larta të kësaj ndërtese. Ne që nesër do vazhdojmë të punojmë mbi projektet që nga hekurudhat me projektet që kanë të bëjnë me ekonominë detare, infrastrukturën, bujqësia, turizmi dhe kultura. Pa harruar shtyllat që kanë karakterizuar bashkëpunimin tonë, siguria dhe drejtësia.