Krimi në Fier, Kryebashkiaku thirrje drejtësisë: Gjykoni me shpejtësi rastin. Çalamanit i ofruam punë por u largua pas dy javësh
Një ngjarje makabre tronditi Fierin mbrëmjen e djeshme, 16 nëntor ku 8-vjeçari u rrëmbye, u vra dhe më pas u gropos me baltë nga fqinji i tij 38-vjeçari Klodian Çalamani.
Kryebashkiaku i Fierit, në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, teksa ka folur për krimin horror ka kërkuar që Prokuroria dhe Gjykata të vihen në veprim për gjykimin e kësaj çështje.
Subashi shprehet se autori duhet të marrë dënimin maksimal që parashikon legjislacioni i Shqipërisë.
Armando Subashi: Ka qenë disa orë të tmerrshme diku filluar nga dje në drekë. Është moment që organet ligjzbatuese, prokuroria dhe Gjykata të operojnë me shpejtësinë për gjykimin e kësaj çështje dhe autori të marrë dënimin më ekstrem që parashikon legjislacioni shqiptar. Kemi qenë sot te familja, situate ka qenë shumë e rëndë. Është tej çdo logjike njerëzore ajo që ka ndodhur. Nuk dimë se kush janë arsyet dhe motivet se përse ka ndodhur. Enigma është shumë e madhe.
Kryebashkiaku shprehet se pas raportimit që ka bërë kryeplaku i fshatit Gracalli, Çalamanit i ofruan një punë në ndërmarrje, por ky i fundit kishte punuar dy javë dhe më pas nuk kishte shkuar më.
Armando Subashi: Personi në fjalë kemi pasur një orientim para dy ose tre muajsh, nga kryeplaku i fshatit Grecalli, për faktin se jetonte si një person i vetmua pasi i ati i ka vdekur ndërsa e ëma i ishte martuar larg. Ne iofruam një punë në ndërmarrje me pastrimin në Bashki, që duke pasur një punë të bënte një jetë normale. Ai ka punuar për dy tre javë, dhe pastaj nuk u paraqit më.
Përgatiti Anila Kolgjini.
