Zekthi: Berisha nisi Foltoren jo si reflektim, por pasi e përjashtoi Basha, vendimi non grata i SHBA-së, jo komplot

Në një intervistë për RTV Ora, analisti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi u shpreh se problemi me Foltoren është paligjshmëria e saj.

Ai tha se nisma e Berishës nuk ka ardhur si pasojë e reflektimit, por erdhi pas shpallës non grata dhe pasi u përjashtua nga Basha, por është nisme personale e tij.

Zekthi: Problemi im me Foltoren është që është e paligjshme, edhe pse thotë se çdo gjë është e pakundërshtueshme. Për çdo kundërshti të thonë se je i shitur ose i blerë. Na ndajnë si njerëz pro dhe kundër Bashës, por kjo është një gjë që unë e neveris. Unë mund të isha në Foltore nëse do të ishte e ligjshme në kuptimin e moralit publik dhe nuk do të ndodhte pas një shpallje non grata të Berishës, por si pasojë e një reflektimi të tij.

Që kjo të ndodhë nga shpallja non grata dhe pasi përjashtohet nga Basha, duke nisur këtë Foltore të paligjshme në mënyrë personale, unë nuk mund të jem në Foltore. Nuk mund ta mbrojnë çdo gjë që çdo gjë që thonë ata në Foltore se vetëm ata kanë të drejtë. Ku vend ka shumë probleme. Nuk mund të ngutemi në këtë rrugë, vetëm se është shpallur Berisha non gata. Foltorja luan me një linçim publik. Ai thotë se është një komplot i Sorosit. Thonë se republikanët janë kundër, por kongresmenët që erdhën në Shqipëri ishin në përkrahje të vendimi të SHBA.

Zekthi shtoi se nga të gjithë kongresmenët në SHBA ka folur vetëm njëri, ndërsa gjithë të tjerët nuk kanë folur dhe kanë përkrahur vendimi ne qeverisë amerikane.

Zekthi: Po ashtu, Grenell nuk është numri 2 i republikanëve. Ky është një spekulim. Nga të gjithë kongresmenët në SHBA ka folur vetëm njëri, ndërsa gjithë të tjerët nuk kanë folur dhe kanë përkrahur vendimi ne qeverisë amerikane. Unë e kam cilësuar vetë këtë vendim si një padrejtësi që është shpallur Berisha non grata për korrupsion sepse ka shumë nga qeveri që duhet të ishin shpallur non grata, por ama nuk mund të bëjmë komplote kundër z. Basha se nuk e ka bërë ai.