Për të mos u humbur, kryetari i Bashkisë së Bulqizës ndërton rrugën e fshatit vetëm me 2 rripa beton
Një rrugë e çuditshme mund të quhet ajo e ndërtuar në një fshat të Bulqizës.
Banorët duket se janë lodhur nga premtimet e shumta të bashkisë dhe kanë vendosur që të ndërtojnë vetë rrugën.
Ata kanë mbledhur bashkë paratë e nevojshme dhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së qytetit, Lefter Allën e kanë ndërtuar vetë rrugën me beton.
Ndërkohë, kryebashkiaku Lefter Alla e shet këtë “investim” edhe në Facebook duke shkruar se bashkia ka siguruar bazën materiale, ndërsa banorët pjesën tjetër të punës.
“Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, Bashkia Bulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës” - shkruan Alla në Facebook.
Kanë qenë komentet e shumta në faqen e Allës që janë lëshuar duke e kritikuar ose tallur kryebashkiakun e Bulqizës.
Sikurse mund të shihet, rruga ka vetëm dy rripa betoni për të kaluar makina dhe asnjë element tjetër që i përngjan një rruge normale.


