FOTOALBUM/ Nga takimi me Draghi-n te konferenca me Di Maio-n, Rama ndaj detajet e vizitës në Romë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 21:03
Kryeministri Rama zhvilloi sot në Itali në një vizitë zyrtare, ku u prit nga homologu italian, Mario Draghi. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Draghi-n, Rama theksoi se ka kërkuar përshpejtimin e procedurave të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali.
Në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, kryeministri Rama tha se bashkëpunimi mes dy vendeve në kudër të projekteve për infrastrukturën, kulturën, turizmin ekonominë detare do i japin frytet vitin e ardhshëm.
Rama ka ndarë në Facebook foto nga takimi gjatë ditës së sotme.























