Diana Kanaj: 60% e fëmijëve në shoqërinë tonë janë të dhunuar
Këshilltarja për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Diana Kanaj është shprehur sot për emisionin “Jeto me orën” në RTV Ora se dhuna ndaj fëmijëve ende në ditën e sotme është një problem shqetësues. Prindërit mendojnë se fëmijët disiplinohen duke ushtruar dhunë dhe kontroll të rreptë.
“Shoqëria Shqiptare duket se ka një qasje që e pranon dhunën. Unë e dua fëmijën tim, prandaj kujdesem edhe për të. Kjo është arsyeja që ne si World Vision punojmë në terren dhe spikasim këto problematika. Gjatë gjithë këtyre viteve kemi parë që dhuna është një problem shqetësues. Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë për këtë. Është një fenomen që është pjesë e shoqërisë sonë.
Ne kemi më shumë sesa dy dekada që veprojmë në Shqipëri, ajo që ne synojmë është të punojmë më shumë me institucionet, anëtarët e rinjë për të rritur sigurimin e fëmijëve. Në ndërhyjmë në disa fusha, mirëqenia e fëmijëve nuk mjafton vetëm të jenë të siguruar dhe të arsimuar, nuk mjafton që ne të punojmë vetëm me institucionet për të përmirësuar mirëqenien e fëmijëve”, u shpreh Kanaj.
Gjithashtu ajo theksoi se 60 % e fëmijëve shprehen se janë të dhunuar, kjo një shifër mjaft shqetësuese.
“Nga të dhënat na ka rastisur të jenë 60% fëmijë që shprehen se janë pjesë e dhunës në komunitet, familje, etj”, tha ndër të tjera ajo.
