Zekthi: Foltorja e Berishës rrugëtim i paligjshëm, firmat duhen verifikuar nga organet ekzekutive
Në një intervistë për RTV Ora, analisti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Fitim Zekthi u shpreh se Foltorja e Berishës ka hyrë në një rrugëtim të paligjshëm sa i takon statutit të PD-së.
Ai tha se është për herë të parë në histori kërkohet që të verifikohet kompetenca e një institucioni nga vetë institucioni, sikurse është Kuvendi Kombëtar.
Zekthi: Foltorja e Berishës ka hyrë në një rrugëtim të paligjshëm sa i takon statutit të PD-së. Ata duan të bëjnë një Kuvend totalisht jo statutor. Dikush thotë se janë mbledhur 4200 firma dhe nuk dihet se ku dhe kush i mblodhi. Ndërkohë që firmat që janë aty nuk lejohen që të shihen. Unë kërkojë respektimin e institucioneve edhe rregullave. Është për herë të parë në histori kërkohet që të verifikohet kompetenca e një institucioni nga vetë institucioni. Ne si organ ekzekutiv kemi kryesinë e partisë dhe për mua është e pakonceptueshme që vetë kuvendi të verifikojë votat për tu mbledhur.
Si mund të mblidhen firmat pa asnjëlloj transparence. Shumë peticione edhe nga shoqëria civile bëhen në mënyrë publike, nuk merren kafeve. Pse nuk kanë një zyrë publike dhe një komision që i ka marrë. Berisha me Foltoren e tij mund të ketë të drejtë dhe firmat mund të jenë aty. Pallati i Kongreseve merr 2000 veta dhe kur bëhet Kongresi i PD-së ka njerëz që rrinë edhe në holl apo edhe në rrugë.
Zekthi shtoi se firmat duhet të dërgohen tek organet ekzekutive, jo në organet që nuk mund t’i kryejnë këto detyra që nuk i kanë me statut.
Zekthi: Kuorumi verifikohet duke komunikuar me kryetarët e degëve për delegatët që kanë ardhur. Ne në 11 dhjetor nuk kemi si të verifikojmë se janë delegatë dhe krerë të degëve të PD-së. Nuk i paragjykoj firmat, por t’i dërgojë tek organet ekzekutive, jo në organet që nuk mund t’i kryejnë këto detyra që nuk i kanë me statut. Këshilli kombëtar është legjislativ dhe jo ekzekutiv.

