Kostot e larta problemi i studentëve: Librat nuk lejohen fotokopje, qiratë të papërballueshme në Tiranë

Në ditën ndërkombëtare të studentëve këta të fundit të pyetur nga Ora News kanë shpalosur shqetësimet me të cilat ndeshen. Që nga tarifat e universiteteve, kostot e jetesës në Tiranë për studentët e rretheve, çmimet e larta të librave e për të vijuar më tej me moslejimin e librave të fotokopjuar në auditore janë disa nga çështjet që sipas tyre duhet të shihen me përparësi përsa i përket hartimit të politikave në mbështetje të tyre.

17 Nëntori është dita ndërkombëtare e studentëve. Por cilat janë disa nga problematikat që i shoqërojnë ata?

Që nga tarifat e universiteteve, kostot e jetesës në Tiranë për studentët e rretheve, çmimet e larta të librave e për të vijuar më tej me moslejimin e librave të fotokopjuar në auditore janë vetëm disa nga shqetësimet që po i ndjekin ndër vite studentët.

"Përgjithësisht pedagogët kërkojnë që studentët të blejnë libra. Kjo është diçka që duhet të ndodhë pasi jo çdokush ka mundësi."

"Në përgjithësi ka shumë probleme ekonomike për sa i përket pagimit të shkollës dhe për të jetuar në përgjithësi."

Mungesat e orëve të seminarin, janë penalizim më vete për ata studentë të cilët krahas shkollës, duhet dhe të punojnë për të hequr një pjesë nga shpenzimet.

"Detyrimi për të marrë pjesë në seminare le të themi. 4 apo 5 mungesa ajo lëndë quhet e dështuar dhe ne duhet ta përsërisim."

"Studenti në ditët e sotme përveçse duhet të studiojë, duhet edhe të punojë. Nëse do vijë momenti që ne duhet të bëjmë një zgjedhje është shumë e vështirë se ose duhet të heqim dorë nga studimi, ose nga puna."

Interaktivitet dhe metoda më të frytshme kërkimi shkencor mund të përmirësojë akoma më shumë cilësinë e arsimit në vend.

"Aplikohet por jo në një mënyrë vizuale, nuk është se shihen video ose filma informativë. Aplikohet në një mënyrë primitive."

Studentët kërkojnë angazhim dhe vëmendje të shtuar rreth studentëve,pasi janë pjesa më vitale e shoqërisë e duhet të shihen me përparësi përsa i përket politikave në mbështetje të tyre.