"Krimi ka pushtuar rrugët", Demalia për vrasjen e 8-vjeçarit: Drejtësia pjesë e krimit politik e mafioz të Shqipërisë

Një ngjarje makabre tronditi Fierin mbrëmjen e djeshme, 16 nëntor ku një 8-vjeçar u rrëmbye, vra dhe më pas u gropos me baltë nga fqinji i tij Klodian Çalamani.

Analisti Ilir Demalia në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News me gazetaren Siklajda Shorja e cilësoi një alarm  faktin që krimi ka pushtuar rrugët në Shqipëri.

Demalia: Këtu përgjegjësia më e madhe bie mbi këtë klasë politike, mbi shoqërinë vetë, mbi medien. Kjo jo sepse ndodhi një krim sepse krime dhe kriminelë ka kudo në botë, por ajo çka parandalon është forca e ligjit. Pra kjo që ndodh është një rrënim dhe një degradim komplet i strukturave shtetërore dhe shtetit të së drejtës dhe vetë drejtësisë që është pjesë e krimit politik, mafioz, kontrabandë, kriminal të Shqipërisë. Këtu duhet të çohet e gjithë shoqëria, është masakruar në mënyrën më të përbindshme një fëmijë 8-vjeçar.

Nuk është problemi i atij të sëmuri psiqik, por është problemi i shoqërisë që nuk ndalon psiqikët së pari ata që janë në Parlamentin shqiptar, duke filluar nga kryetarja e Parlamentit, nga kryeministri dhe deri te i fundit i administratës. I vetmi qëllim, i vetmi motiv i tyre është të vjedhin shqiptarët, të largojnë shqiptarët nga Shqipëria dhe të rrënojnë Shqipërinë deri në një gjendje psiqike të sëmurë.

Sipas analistit, Shqipëria sot nuk ka nevojë për ndihma financiare, por për kurim psiqik të shoqërisë shqiptare. Klodian Çalamani u arrestua ditën e djeshme nga policia dhe para bluve të Fierit pranoi krimin makabër. 

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti Xhuljana Zhuleku