E konfirmon Ministri italian: Mbështesim hapjen e negociatave deri në fund të vitit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 19:28
Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se Italia do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE si dhe hapjen e negociatave para fundit të viti.
Në fjalën e tij ai tha se kjo gjë do të përcillte një mesazh besimi për të gjithë rajonin. Po ashtu ai ka shtuar se synojnë që në muajt e ardhshëm të konkretizojnë angazhimet që kanë ndërmarrë së bashku me Kryeministrin Rama.
"Konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar për integrimin në BE, mbështesim hapjen e negociatave para fundit të viti. Kjo do jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin e Ballakanin. Kemi objektiv që muajt e ardhshëm të kokretizojmë angazhimet që kemi marrë ", tha Di Maio.
