Krimi horror në Fier/ Çfarë filmuan kamerat e sigurisë, Mateo i vogël duke lëvizur me biçikletë
Me xhupin e kuq veshur e hipur mbi biçikletë.
Këto janë momentet e fundit gjallë të 8 vjecarit Mateo Vasiu, që u vra në mënyrë makabre nga Klodian Çalamani, në Grecalli të Fierit.
Në xhiron e fundit të fiksuar nga kjo kamera sigurie ai ishte parë edhe nga fqinj të tjerë të cilët e orientuan policinë drejt pronarit të Biçikletës që rezultoi se ishte vrasësi i fëmijës.
Policia e gjeti duke pirë 38 vjeçarin që fillimisht bëri sikur nuk kishte gisht në zhdukjen e djalit të fqinjëve që thuhet se e mbanin me bukë, e që më herët për të hequr dyshimet ishte interesuar nëse e kishin gjetur.
Por biçikleta e rrëzuar, një gjurmë gjaku dhe një gropë e hapur rishtas në cep të oborrit të shtëpisë ishin prova që forcuan dyshimet e policisë që gjeti 8 vjeçarin nën të goditur me kazmë në kokë e duar të lidhura.
Kur u arrestua Klodian Çalamanit i mbeti vetëm të pranojë krimin makabër që tronditi vendin.
Vdekja e një fëmijë, nxiti banorët që të flasin hapur për fqinjin problematik dhe krimin të paralajmëruar, pasi vrasësin e kishin denoncuar në polici, por siç thonë askush nuk mori masa ta ndalojë në kohë!
“E kam çuar edhe në polici se do më përdhunonte gruan.”
Ai ishte njohur në fshat për historinë e vitit 2006, kur bashkë me xhaxhain e 8 vjeçarit torturuan një fqinje të mitur, ngjarje për cilën bëri 4 vite burg.
Asokohe ishte babai I Mateos që u hoqi nga duart 16 vjeçaren, ndërsa të martën askush nuk mundi ti ndihmojë të birin.
Daja i Mateos nuk ka besim as tek drejtësia.
“Shteti do ta mbajë dhe do e nxjerrin prapë”
Në anën tjetër xhaxhai i vrasësit thotë se nuk kishte probleme të shëndetit mendorë, por një njeri problematic që pas burgut nuk u rehabilitua.
“Alkool e di unë”.
Fieri ishte në Zi pas krimit të rëndë, ndërsa qytetarët rikthyen debatin për dënimin me vdekje.
“Ta djegin me benzinë jo te varin. Duhet të ketë ligj me vdekje.”
Në bankën ku ulej Mateo Vasiu, në Shkollën e Grecallisë, këtë të mërkurë qëndronte një buqetë me lule, ndërsa 8 vjeçarit iu dha lamtumira e fundit.
Nëna u kujdes përshpirtje tja bënte edhe vendin ai u gjet u pajetë.
38 vjeçari Klodian Çalamani, tashmë i etiketuar si ‘Monstra e Fierit’, në polici mësohet se ka shfaqur paqëndrueshmëri, por jo pendesë për vrasjen e fqinjit 8 vjeçar.
Por motivin për krimin që tronditi vendin ende nuk e ka treguar.
