Aksident në Fushë-Krujë, plagoset rëndë një person, dërgohet në spitalin e Traumës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 19:20
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Fushë Krujë, pranë Milotit.
Si pasojë janë përplasur një mjet i tonazhit të rendë, kamionçinë me një autoveturë tip Benz.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur në pikën ku ndahet autostrada me superstradën
Në këtë vend mungon sinjalistika, ku rruga nga me dy korsi bëhet me 1 korsi, dhe po në të njëjtën vendin ndodhin vazhdimisht aksidente kryesisht gjatë natës.



