Hapet Panairi i Librit, lexues, shkrimtarë dhe botues mblidhen bashkë te Pallati i Kongreseve për 5 ditë
Panairi i 24 i librit hapi dyert në kushte pandemie. Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, pjesmarrësit duhet të paraqiten me maska për të blerë librat e tyre të preferuar të 90 botuesve nga Kosova, Maqedonia e Veriut Mali i Zi.
Nga kjo e mërkurë deri në 21 nëntor do të zhvillohet Panairi i 24 i Librit.
Do të jenë 90 botues e shkrimtarë, të cilët do të paraqesin librat e tyre për lexuesit, ndërsa të pranishmit duhet të jenë të pajisur me maskë.
Në ditën e parë të këtij aktiviteti kulturor të pranishmit ishin nga të gjitha moshat, të cilët i bëri bashkë interesi për librin.
Ky edicion dominohet nga problematikat e përkthimit në gjuhën shqipe, të shkrimtarëve të rinj dhe botimet për fëmijë.
Pjesë e Panairit jane edhe botues e shkrimtarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, dhë Mali i zi.
