Art dhe teknologji, "Agumented reality", tashmë edhe në Shqipëri, punimet e para ekspozohen në TEG
Tre të rinj shqiptarë kanë ndërthurur artin klasik me teknologjinë. Punimet e veçanta u ekspozuan në qendrën tregëtare TEG.
Këto punime nuk janë siç në pamje të parë duken. Nëse shkarkoni aplikacionin Artivive në telefon do të përjetoni një tjetër realitet.
Kjo metodë, e njohur kudo si Agumented Reality, vjen risi edhe në Shqipëri.
Punimet e veçanta janë realizuar nga studentet Herta Pataj dhe Stefania Balla, ndërsa ideator i ekspozitës është Rei Ferguson Bengu.
"Është një art më i ri, arti real ose arti përmes pikturës dhe teknologjisë së bashku."
"Kjo është e ardhmja."

TEG, që këtë të shtunë feston 10 vite, bëhet promovues i parë i kësaj risie.
Punimet kanë tërhequr kureshtarë të shumtë ndërsa do të qëndrojnë në mjediset e TEG edhe në ditët në vijim.


