Premtimi/ Shkrimtari afrikan fiton çmimin letrar ndërkombetar për romanin
Autori afrikano-jugor Damon Galgut ka fituar çmimin prestigjioz “Booker” për letërsinë artistike për romanin e tij “Premtimi”. Ky botim është libri i tij i nëntë dhe përshkruan rënien e një familjeje afrikano-jugore gjatë katër dekadave nga epoka e aparteidit deri në ditët e sotme.
"Libri përshkruan një histori të jashtëzakonshme, tema të pasura dhe historinë e 40 viteve të fundit të Afrikës së Jugut në një subjekt të punuar mirë. Ai ka ide të shkëlqyera, është një libër që ka shumë për të përtypur, me vëmendje të jashtëzakonshme ndaj strukturës dhe stilit letrar,” tha kryetarja e gjyqtarëve, Maya Jasanoff, e cila e përshkroi romanin si "një turne force".
Damon Galgut ishte nominuar dy herë më parë për çmimin “Booker”. Pas vlerësimit ai tha se ndjehej “thellësisht mirënjohës" dhe se fitorja e tij ishte një shenjë pwr vemendjen qw po i kushtohej letërsisë afrikane.
“Fakti që fituesi i çmimit ‘Nobel’ këtë vit erdhi nga Afrika, fakti që ‘Booker’ shkon te një afrikan, nënkupton se sot vëmendja për Afrikën po rritet”, tha ai.
“Premtimi” është një zotimi që i jepet shërbëtores me ngjyrë, në familjen e bardhë ku ajo punon dhe jeton. Titulli i referohet gjithashtu premtimit të paplotësuar në Afrikën e Jugut pas aparteidit, politikës së ndarjes racore dhe diskriminimit të zbatuar nga qeveria e pakicës së bardhë. Rebecca Jones, korrespondente e BBC-së për artet e cilësoi si atë “një nga romanet më të mirë të vitit".
Vitin e kaluar, fitues i çmimit “Booker” u shpall autori skocez Douglas Stuart me romanin “Shuggie Bain”./Ora News/
Drejtesia e re e kapur apo kali i ngordhur Soros - Rama!
4 Nëntor, 12:59


