Lin Delija me “shtëpi” në Shkodër, 25 vepra të piktorit me famë botërore i dhurohen Pinakotekës

Piktori me famë botërore, Lin Delija, ka tashmë më në fund një shtëpi për artin e tij në qytetin e Shkodrës ku ai lindi dhe nga ku u largua në vitin 1948. 25 vepra të artistit i janë dhunuar Pinakotekës që mban emrin e tij në katedralen katolike.

Lin Delija ka më në fund shtëpinë artistike në Shkodër. 25 vepra të artistit shqiptar me famë botërore i janë dhuruar nga një studiues arbëresh Pinakotekës që mban emrin e tij në katedralen katolike.

"Mall, dhimbje, Shpresë", të gjitha gjenden të reflektuara në telajot e mjeshtrit që u arratis drejt Italisë në 1948, e dëshmoi ndër të parët tmerrin e regjimit komunist në tokën e tij.

Angelo Massafra: Ai ka përjetuar gjithë mundimet që ne i shohim në sallën tjetër, pushkatim, vuajtje, mungesa e lirisë, mungesa e fesë.

Piktori, Pjerin Sheldia, që e njohu nga afër artistin e madh, tregon pse punët e tij kanë vlera të paçmueshme.

Pjerin Sheldia: E bën të veçantë stili i tij dhe shpërthimet e fuqishme.

Pengu i jetës për Lin Delija që e shprehu në 1992-in kur vizitoi Shqipërinë postkomuniste, ishte vuajtja që ju desh të kalonte familja.

Nipi i piktorit rrëfen se si sigurimi i shtetit e përndoqi artistin edhe pasi shkoi në Itali.

Tomi Delia: Ta kisha ditur se i internojnë nuk do ta kisha ikur kurrë, thoshte.

Lin Delija ndërroi jetë në vitin 1994 dhe la pas qindra punime, të cilat ndodhen në muzeumet e artit në Itali dhe Vatikan. 

Emri i piktorit shkodran qëndron sot përkrah më të mëdhenjve të nëntëqindës evropiane.

Lin Delija me “shtëpi” në Shkodër, 25 vepra të

Lin Delija me “shtëpi” në Shkodër, 25 vepra të

Lin Delija me “shtëpi” në Shkodër, 25 vepra të

Lin Delija me “shtëpi” në Shkodër, 25 vepra të

Lin Delija me “shtëpi” në Shkodër, 25 vepra të