Eparku i Horës së Arbëreshëvet vlerësohet me titullin e lartë ‘Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut’
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin e lartë ‘Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut’ Eparkun e Horës së Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), Imzot Giorgio Demetro Gallaro në mirënjohje për devotshmërinë e dëshmuar në ruajtjen dhe përcjelljen e riteve dhe traditave kishtare në gjuhën arbëreshe.
Ceremomnia u zhvillua në "Kishën e Madhe të Shën Mitrit".
Presidenti nënvizon se qysh nga themelimi i saj, Eparkia bizantine e Siçilisë, me kryeqendër Horën e Arbëreshëvet të ndërtuar në vitin 1488, ka shërbyer si mbartëse e një trashëgimie shumë të rëndësishme dhe të çmuar për kombin tonë, duke ruajtur me krenari dhe dashuri kulturën, gjuhën, kostumet, ritet, traditat dhe besimin, të sjella nga Arbëria e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kreu i Shtetit deklaron se mbrojtja dhe promovimi i këtyre vlerave të përbashkëta me Italinë mike mbetet detyrë parësore që kërkon kontributin e të gjithëve.



