"Karantinë për një"! Gazetari Alfred Lela vjen me rrëfimin personal: Homazh për mamën time, shpresoj të jetë krenare
Një libër kushtuar dhimbjes që pandemia e Covid 19 mbolli anekënd globit është ai i gazetarit Alfred Lela.
Këtë dhimbje e trishtim e përjetoi në lëkurën e tij kur e ëma ju nda nga jeta si pasojë e virusit ndaj libri "Karantinë për një" thotë se është homazh për më të dashurën e zemrës së tij.
"Është homazh për mamën time, shpresoj të jetë duke më parë dhe të jetë krenare."
Shkrimtari Virgjil Muçi tregon se përmes kësaj vepre Lela nuk vjen vetëm si gazetar.
"E kapërcen petkun e gazetarit, është një studiues, një shkrimtar, ngrihet mbi këtë emocion dhe dhimbje personale. Libri i tij është një firmë dhe klithmë për dhimbjen e madhe të njerëzimit."
Të premten përveç "Karantinë për një" u promovua dhe libri "Kufijtë e paqetë" i dy autorëve amerikanë.
