Shkodra e Luftës së Parë Botërore, ekspozohen 22 skica të austriakut Leopold Fornstner në vitet 1917-1918
Dimensione te jetës në Shkodrën e viteve 1917-1918, zbulohen në 22 skica të papublikuara me parë të artistit atustriak Leopold Fornstner, i cili vizitoi Ballkanin gjatë Luftës së Parë Botërore. Studiuesi Pjeter Logoreci që i zbuloi rastësisht, thotë se arkivat e Vjenës janë plot me të dhëna për Shqipërinë.
22 imazhe të papublikuara më parë zbulojnë Shkodrën e viteve 1917-1918.
U zbuluan rastësisht nga studiuesi Pjeter Logoreci në arkivat e Vjenës, ndërsa po punonte për figurën e dom Nikoll Kaçorrit.
Janë vizatime që mbajnë firmën e oficeri Leopold Fornstner.
"Ka qenë një artist që në khë të luftës u vesh ushtarak dhe erdhi në trevat shqiptare. Është munduar me evidentu kulturën tonë, në librin e vet thotë se me i njoh shqiptarët mirë duhet me jetu me ta."

Shqipëria gjendet pafund e dokumentuar në arkivat vjeneze, me materiale që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare.
Fatkeqësisht vullneti i shtetit shqiptar për të kërkuar dhe mbështetur nisma të tilla, mungon.
"Shteti shqiptar nuk ka asnjë lloj interesi, unë i kam falë të gjitha."
Sa herë kthehet në vendlindje, studiuesi Logoreci sjell pak histori Shkodre e Shqipërie të dokumentuar ndër vite nga të huajt.
Puna kërkimore e tij në arkivat e shtetit ku sot jeton, është kthyer përveç pasionit, edhe në një mision.







