Nderohet Kosta Grillo pas vdekjes
Çmimi “Ismet Bellova”, prej këtij viti do të jetë vlerësimi për gazetarët e sportit. Në ndarjen e certifikatave këtë të premte, pas vdekjes, u vlerësua Konstandin Grillo, i cili humbi jetën pak kohë më parë nga koronavirusi.
Ai u vlerësua nga Unioni i Gazetarëve për emocionet, reagimet dhe kurajon në raportimin e tij ndër vite.
Çmimi i karrierës ju dha gazetares Ilva Tare, e cila në pamundësi për të qenë e pranishme dërgoi mesazhin e saj nga SHBA.
Çmimi i karrierës ju dha edhe gazetarit nga Maqedoinia e Veriut, Seladin Xhezairi, për historinë e vetë të suksesit në mediet ndërkombëtare në gjuhën shqipe.
Çmime të tjera u dhanë për raportimin më të mirë për Jerola Zijain, kurse Klodian Tomorri si reporter i vitit .
Ndërsa 4 vlerësime kishte dhe për çmimin Vangjush Gambeta, të cilët u shpërndanë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.