Gjylbegu: Justina Aliaj, "gur" i çmuar i "Lule bore"
Ka përfunduar edicioni i 6-të i festivalit “Lule Bore” në Shkodër ku mblodhi rreth vetes shumë këngëtarë të rinj të cilët performuan muzikë të lehtë shkodrane më synim vazhdimin e kësaj traditë të bukur.
Rosela Gjylbegu moderatorja e këtij edicioni, e ftuar në pasditen e “Jeto me orën” rrëfeu për këtë organizim të rëndësishëm duke e cilësuar festivalin ndër më të vjetrit në vend.
“Lule bore” është një traditë e cila ka nisur vite më pare, madje është një festival i zhvilluar para festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, pjesëmarrja në të ishte kënaqësi dhe privilegj si vajze Shkodre”-u shpreh ajo.
Gjylbegu u ndal edhe tek performanca e artistëve të rinj duke i cilësuar ata si të jashtëzakonshëm.
“Në këtë festival u ndjeva e mrekulluar. Shkodra ka kaq shumë artist të talentuar të cilët interpretojnë me pasion dhe dashuri, sinqerisht u ktheva në Tiranë me zemrën plotë” u shpreh Gjylbegu.
Lidhur me pjesëmarrjen e të madhes Justina Alija ,Gjylbegu e cilësoi si “gurin” e çmuar të këtij festivali. Rosela u ndal gjithashtu edhe tek dy këngët që vetë ajo performoi, të cilat nuk ishin kënduar kurrë edhe pse ishin shkruar shumë vite më parë nga autori Simon Gjoni. Në përfundim të bisedës Gjylbegu dha mesazhin e të bërit të artit të vërtetë i cili sipas saj mbetet vlerë e çmuar në të gjitha kohërat.
