Nuk i pranuan këngën, Mentor Haziri shpërthen kundër festivalit të RTSH-së: Janë mashtrues, festival i korruptuar
Të martën (9 nëntor) u publikua lista e artistëve pjesëmarrës të përzgjedhur, për edicionin e 60-të të festivalit të këngës.
Por këngëtari nga Kosova, Mentor Haziri, u la jashtë listës së këngëtarëve që do marrin pjesë në festivalin e RTSH-së.
Për këtë ai ka shpërthyer në rrjete sociale kundër organizatorëve të festivalit dhe komisionit.
I indinjuar për faktin se nuk e pranuan të garojë, Haziri shprehet në emisionin "Mes Yjesh" në Ora News se festivali i RTSH-së është i vetmi festival i korruptuar, pasi sipas tij komisioni e paracakton këngën fituese.
Festivali i RTSH-së mashtron këngëtarët, tha këngëtari.
Mentor Haziri: Kam thënë që është festivali i vetëm që bëhet korrupsion dhe para-planifikohet se kush do fitojë dhe kush jo.
Kam bërë një këngë shumë të mirë, me mesazh domethënës për pandeminë. Nuk më pranuan këngën fare në festival. Faji i shkon komplet atyre që kanë bërë përzgjedhjen e këngëve dhe organizatorëve.
Komplet janë mashtrues dhe e paracaktojnë kush do jetë kënga fituese. Nuk e besoja kur ma thoshin. Tani e besoj. Jam shumë i mërzitur, sepse ata nuk më dhanë mundësinë as të merrja pjesë në garë. Festivali mashtron këngëtarët.
Këngëtari i tha gazetares Feride Kuqi se mos pranimi i këngës së tij në festival ishte i qëllimshëm.
Mentor Haziri: Është tendencioze, është e qëllimshme. Kanë parë rrezik nga mua. Nuk pashë asnjë këngëtar që vjen nga Kosova. Ata këngëtar që janë në festival nga Kosova, jetojnë në Tiranë.