Regjisori Alfredo Shabani rrëfen pse e quajti filmin "Humbur"
Në kuadër të mbështetjes së artistëve të rinj, në studion e "Jeto me orën" regjisori i ri Alfredo Shabaninu ndal tek filmi që solli së fundmi për publikun shqiptar në zhanerin dramë “ Humbur” i pritur mjaft mirë nga publiku filmi në qendër të ngjarjes vendos një çift.
Shabani u ndal tek subjekti i filmit. "Ngjarja zhvillohet midis dy partnerë që kanë kaluar një fatkeqësi ata përballen me humbjen e fëmijës të porsalindur. Meri, në profesion rrobaqepëse, është personazhi kryesor i këtij filmi ajo pasi humbi fëmijën, kërkon të adoptoj një vogëlush por has vështirësi me bashkëshortin e saj i cili nuk është dakord.
“Në depresion të thellë Meri ëndërron fëmijën si një shpëtim nga realiteti i hidhur që po përjeton" u shpreh Shabani i cili shtoi se mesazhi i dhënë është pikërisht procesi i birësimit pasi sipas tij kjo dramë në fakt prek shumë marrëdhënie bashkëshortore në realitet.
Filmi " Humbur" ka qenë pjesë e festivalit ndërkombëtar “Dardania” i zhvilluar në datën 25-26 tetor.
Kasti i aktorëve të rinj të talentuar si Jorena Jorgji, Lazim Latifi, Negerta Kalemasi, Nadja Pellumbi, Zhaneta Diamanti, Regnar Dankshi arritën të sillnin tek publiku emocione të shumta.
Jorena Jorgji aktorja kryesore ndau me publikun këtë eksperiencë duke e cilësuar shume emocionuese.
"Unë nuk jam aktore ,por kur u njoha me skenarin vërtet u dashurova e mora përsipër pasi më përfshiu, për mua aktrimi është pasion" u shpreh ajo.
Filmi " Humbur" pritet të jetë pjesë edhe në disa festivale të tjera .

