Ekspozitë me 60 harta para Presidencës, elemente historike dhe kulturore për trevën e Çamërisë

60 hartat, piktura dhe fotografi u ekspozuan përpara presidencës, për të treguar historinë e vërtetë të Çamërisë,  Epirit, Thespotisë dhe Pellazgjisë.  Akademia “rrënjët tona” dhe ajo e Çamërisë kërkojnë që përmes tyre të tregojnë historinë që deri tani është mbajtur e fshehtë.

Në kangjellat rrethuese të presidencës, janë ekspozuar 60 harta, piktura dhe fotografi që tregojnë historinë, gjuhën dhe etnologjinë e pellazgeve, Epirit, Thesprotise e Çamërisë. 

 Për studiuesin Sazan Guri, prej vitesh historia është deformuar, por faktet janë të pandryshueshme.

"Pjesa publike është më e afruar dhe më e prekshme. Të marrin ato që quhen harta për Epirin, Pellazgjinë, Thesprotise e Çamërinë. Deri 18 vjeç andej nga jam unë një çam ishte grek. Turp i madh, po ashtu na mësoi diktatura," tha Guri.

Në ekspozitën para presidencës, ato që ranë në sy ishin edhe elementë të kulturës së trevës, kjo, tha Alket Veliu, drejtuesi i Fondacionit Hoxha Tahsin Çamëri, është tregues i  të vërtetës së historisë.

"Padyshim kostumet tona janë pjesë e kulturës tonë kombëtare dhe këto kostume i kemi gjetur edhe në Athinë kështu që është e pamundur të tjetërsohet kultura, historia e Çamërisë por edhe gjithë kombit shqiptar," tha Veliu.

I pranishëm ishte dhe presidenti Ilir Meta, i cili pa nga afër  60 hartat e ekspozuara, ndërsa organizatoret thanë se janë rreth 400 të tilla të cilat nuk do të lihen jashtë vëmendjes së qytetarëve.

Ekspozitë me 60 harta para Presidencës, elemente historike dhe