Egzona Ademi mes këngës dhe aktrimit: Prindërit donin të bëhesha mjeke, unë zgjodha atë që desha

E ftuar në emisionin e pasdites "Jeto me Orën", këngëtarja dhe aktorja nga Kosova, Egzona Ademi rrëfeu jetën e saj në Tiranë, qyteti ku ka krijuar tashmë karrierën e saj e që ajo e cilëson si vendin ku ka gjetur veten

 "Tirana më mban këtu, pasi këtu kam gjetur veten" u shpreh ajo.

Ademi u ndal tek fillimet e saj në muzikë dhe në aktrim. Ajo rrëfeu se teatrin e ka ndjerë që në vogëli.

"Më ka pëlqyer era e teatrit, aktorët më dukeshin të çuditshëm" u shpreh ajo.

Ademi rrëfeu se prindërit e saj donin që ajo të zgjidhte mjekësinë, por ajo vendosi artin pasi aty ndihej vetvetja.

Ademi ndau një moment të veçantë, teksa kujtoi babanw e saj të ndjerë.

"Kënga "Krahët i ndjej", është më e përjetuara ,më kujton tim atë, aty jam unë" rrëfeu Ademi.

Këngëtarja u nda edhe tek eksperienca që po përjeton me "Kosheren" duke e cilësuar si mjaft argëtuese."

“Kosherja, është qejf ,në fund të ditës e shijoj shumë” u shpreh ajo.