Filmi i parë horror shqiptar, rrëfehet producenti Keta: Kemi qarë të gjithë

Së shpejti për publikun shqiptar do të shfaqet në kinematë e kryeqytetit filmi i parë horror të prodhuar nga artistët shqiptar, “Lugina e djalit”.

Në studion e “Jeto me Orën” ishin të ftuar regjisori  Edi Gjerani, producenti Ergys Keta dhe aktorja Enxhi Haxhiu, të cilët treguan eksperiencën e tyre gjatë xhirimeve të filmit. Producenti Keta edhe në rolin kryesor si aktor tregoi se ai ishte përfshirë totalisht në film dhe e ka përjetuar shumë.

"Rolin e kam përjetuar shumë, sikur ndodhi në të vërtet e gjitha, madje i gjithë stafi ka qarë gjatë xhirimeve” u shpreh Keta.

Regjisori Gjerani tregoi se pavarësisht stafit në xhirime problem më i madhë që hasën ishte terreni i vështirë.

“Xhirimet shkuan goxha mirë ashtu siç i kisha menduar por terreni ka qenë mjaft i vështirë për të gjithë stafin” u shpreh Gjerani. Ndërsa aktorja Haxhiu tregoi se për të ka qenë një eksperiencë mjaft e bukur dhe për tu mbajtur mend.

Në film gjithashtu ka qenë pjesë e kastit edhe aktori Bujar Asqeriu ku producenti u shpreh se u ndjen me fat dhe se Asqeriu u kishte dhënë mësime shumë të vlefshme gjatë xhirimeve. Një subjekt interesant që përmbledh mister, dramë , ankth dhe tragjedi kështu e cilësoi regjisori Gjerani subjektin e filmit. 

“Një grup vajzash dhe djemsh nisen për një kamping, por rrugës hasen me diçka të papritur,  një vajzë e vogël u pret rrugën të rinjtë nisin të kërkojnë  për familjen e saj, këtu ndryshon rrjedha e gjithçkaje argëtimi kthehet në ankth dhe frikë. Kaq mund të tregojmë për publiku” u shpreh regjisori. Producenti Keta gjithashtu tregoi edhe përse e titulluan filmin “Lugina  e djalit”

“Një djalë i vogël i cili jetonte në këtë luginë kur u rrit u kthye në përbindësh dhe komandonte të gjithë luginën, dhe ne u gjendëm në këtë luginë” u shpreh Keta.