Kishin humbur në Valbonë, gjenden pas disa orësh 2 turistet gjermane

Mbrëmjen e sotme në Valbonë, dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70  dhe 43 vjeçe, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. 

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur "Qafa e Valbonës".

Mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët gjermane kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.