Noka: E rëndë kur dëgjon nënkryetarët të thonë 'le të shkatërrohet partia'

Flamur Noka në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë ka akuzuar dy nënkryetarët e PD-së, Grida Dumën dhe Enkelejd Alibeajn.

Noka u shpreh se ishte një situatë e rëndë kur dy nënkryetarët e PD u shprehën për shkatërrimin e partisë. 

Ai shton se këtë deklaratë e bën për të mbrojtur Kryedemokratin Lulzim Basha.

Flamur Noka: Ishte një situatë shumë e rëndë kur dëgjova sot që dy nënkryetarët e partisë, njëri thotë ‘nuk më intereson e çfarë ndodh pas kësaj, tjetri thotë se po që se është e nevojshme kjo parti edhe le të shkatërrohet. Është gjëja më e rëndë që nuk ka guxuar ta thotë askush, e thanë dy nënkryetarët e partisë në tentativë për të mbrojtur pengun.