Qyno: Hetimi i SPAK të përqendrohet te banka dhe te pastrimi i parave, dikush do t’i lironte 18 mln eurot

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se Taç më herët është marrë i pandehur për evazion me taksat , por ka dalë i pafajshëm.

Ai theksoi se Hetimi i SPAK të përqendrohet te Banka dhe te pjesa e hetimit të pastrimit të parave, sepse ka një garanci për kalimin e 18 milionë eurove.

Qyno: Nga viti 2009-2013 Armo u auditua. Taçi është akuzuar për evazion fiskal dhe fshehje të të ardhura. U mor i pandehur dhe në fund pavarësisht akuzave doli i pafajshëm. Ai e moli rafinerinë e ARMO-s duke mos paguar taksa shtetit shqiptar 9 mln euro. E shfrytëzoi Armon dhe nuk pagoi taksa.

Hetimi i SPAK të përqendrohet te Banka dhe te pjesa e hetimit të pastrimit të parave. Nëse këtu kuptohet diçka për lirimim e parave deri në bankën qendrore greke. Kjo do të thotë se një konfirmim në detyrë apo një shumë e caktuar është premtuar këtyre personazheve për lirimin e shumës.