Mbaron mbledhja e Kryesisë së PD, Noka: Basha ka vëtëm një rrugë, të vijë në Kuvend si pakicë
Flamur Noka, pasi mbledhjes së Kryesisë së PD ka dalë në një deklaratë për mediat.
Në fjalën e tij ai është shprehur se askush nuk e ndal mbledhjen e Kuvendit Kombëtar ndërsa ka shtuar se Kryedemokrati në Kuvend të vij si të gjithë delegatët e tjerë.
Sipas tij Basha ka pasur mundësi që të thërrasë Kuvendin deri më datë 10.
Flamur Noka: 4200, kryetarë seksionesh, anëtarë kryesie të PD në të gjithë Shqipërinë, kanë depozituar kërkesën dhe asgjë nuk e ndal. Ajo që peng kryetari u mundua të demostrojë me këtë Kryesi të delegjitimuar, na kujton thjesht antimitingjet që bënin dikur kur Berisha bënte mitingje. Askush dhe asgjë nuk e ndal e vullnetin. Deri më datë 10 peng kryetari ka pasur të gjithë mundësitë të thërrasë Kuvendin. Pasi e kanë thirrur delegatët, tashmë pengkryetari së bashku me të tjerët e tij, ka vetëm një rrugë të vij si pakicë dhe si delegatët e tjerë.
