Gjokutaj: Policia jashtë loje, segmente të caktuara të policisë marrin rrogë nga grupet kriminale

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se raste kur segmente të caktuara të policisë marrin rrogë nga grupet kriminale dhe ky është një alarm i madh.

Ai tha se kemi një rast kur një polic ka vrarë një qytet në mes të natës dhe fillimisht policia dha një version shumë të rëndë e dha dorëheqjen një ministër.

Gjokutaj: Policia ka për detyrë që të bëjë hartën e krimit në qytet. Është komplet jashtë loje, madje kemi raste kur segmente të caktuara të policisë marrin rrogë nga grupet kriminale dhe ky është një alarm i madh. Kemi një rast kur një polic ka vrarë një qytet në mes të natës dhe fillimisht policia dha një version shumë të rëndë e dha dorëheqjen një ministër.

Po të shohësh videon ajo është një vrasje e pastër kundrejt një të riu të armatosur. Policia dha një vrasje version se kishte polici. Si ka mundësi që rekrutohet kështu këta? Ne kemi njerëz me probleme të rënda të turbullimit të personalitetit. Ne kemi njerëz me probleme në gjithë lagjet. Njerëz problematike dhe kur shkon policia të gjithë thonë se është njeri i mirë.