Kepi: Do të kishte shpërblim me post të lartë për atë që do të zhbllokonte 18 mln eurot

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Alba Kepi u shpreh se Në bisedat e përgjuara për çështjen “Taçi”, drejtori i bankës në Shqipëri thotë që banka në Greqi mund të sinjalizohej sepse shumë është shumë e madhe, por shuma mund të zhbllokohet nga shteti shqiptar.

Kepi theksoi se në përgjime thuhet edhe se do të jepet një shpërblim me një post të lartë për njëri nga ata që e kanë në dorë zhbllokimin e këtyre parave.

Kepi: Në 28 korrik paratë janë depozituar në Shqipëri ndërsa më pas do të kalonin në Singapor ose Hong Kong. Në bisedat e përgjuara, drejtori i bankës në Shqipëri thotë që banka në Greqi mund të sinjalizohej sepse shumë është shumë e madhe, por shuma mund të zhbllokohet nga shteti shqiptar.

Kjo fjalë nga drejtori i bankës i mban ata pezull deri në tetor. Sipërmarrësi Zumo pastaj shqetësohet për këtë shumë parash dhe ndërhyn, duke dyshuar se ka një lojë në këtë mes. Unë uroj që drejtësia të bëjë detyrën e saj. Në dosje, në biseda thuhet se jepet një shpërblim për një post të lartë. Një nga ata që e kanë në dorë zhbllokimin e këtyre parave do të shpërblehet me një port nëse zhbllokon këtë shumë parash.