Debat në Kryesinë e PD, Pampuri akuza Vokshit: Ke vënë kundër gratë e forumit të gruas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2021, 21:55
Pampuri Mbledhja e Kryesisë së Partisë ditën e sotme është shoqëruar me debate të shumta.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se një debat me tone të ashpra ka pasur mes deputeteve Albana Vokshit dhe Orjola Pampurit.
Kjo e fundit ka akuzuar Vokshin se i ka vënë kundër gratë e forumit të gruas, duke bërë komente fyese edhe në rrjetet sociale. Vokshi i është përgjigjur Pampurit se është baza që nuk e do atë.
“Ështe baza që nuk të do, dega 11 të njeh mirë”- mësohet të ketë thënë Vokshi.
Kujtojmë se kjo e fundit së fundmi ka dalë në mbështetje të ish-Kryeministrit Sali Berisha.
