Çoçoli: 18 mln euro fillimisht u menduan të kalonin nga Mali i Zi, por më pas u zgjodh Shqipëria
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Fatos Çoçoli u sh preh se ai që i ka dërguar 18 milionë euro drejt Shqipërisë ka marrë garanci se paratë nuk do të prekeshin.
Ai tha se fillimisht ishte diskutuar kalimin përmes një banke të dytë në Mal të Zi, por më pas paratë kaluan përmes Shqipërisë.
Çoçoli: Ai që i ka dërguar paratë ka marrë garanci se paratë nuk do të prekeshin. Transferimi nga Zvicra direkt në Hong Kong i shumës ishte e vështirë. Sepse ka një kontroll dhe rregulla shumë të forta për pastrimin e parave në Zvicër. Shqetësimi im është pse u zgjodh një nga bankat tona të nivelit të dytë?
Paratë janë menduar të kalojnë përmes Malit të Zi, ose Shqipërisë ku është garantuar kalimi i tij. Ne jemi futur në listën gri të pastrimit të parave të Moneyval dhe një veprim i tillë ka ndodhur pas shpalljes së këtij institucioni. Pse u la varianti i Malit të Zi, ku garantohej kalimi i parave në Singapor.
