Paloka: Ka dy palë që s’kanë besim te njëra-tjetra, ofrova zgjidhjen e kompromisit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat u shpreh se brenda PD ka dy palë që nuk kanë besim tek njëra-tjetra.

Ai foli edhe për 2 Kuvendet që pritet të mblidhen më 11 Dhjetor dhe më  18 Dhjetor në PD, ku tha se u ka propozuar palëve një zgjidhje, por propozimi i tij nuk është pranuar.

Edi Paloka: Ka dy palë në PD që nuk kanë besim te njëra tjetra, janë 4200 delegatë që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit. Unë ofrova zgjedhjen kompromise që dy palët me përfaqësues të tyre të vinin dhe të bënin atë që kanë kërkuar deri dje: Verifikimin e formularëve të firmave të çdo lloj.