Qyno: 5 personazhe ndërtojnë brenda unazës së Tiranës me 5000 €/m, nuk dihet nga i gjejnë paratë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se janë 5 personazhe që ndërtojnë brenda unazës së Tiranës që nuk i heq dot nga aty.

Ai tha se nuk dihet se nga i gjejnë paratë këta persona që ndërtojnë në kryeqytet dhe i shesin ndërtimet me 5000 euro metri katror.

Qyno: Pyes veten kush ndërton këtu në Tiranë? Janë 5 personazhe që ndërtojnë brenda unazës së Tiranës që nuk i heq dot nga aty.

Këta 5 se nga i gjejnë paratë dhe se nga i marrin, si i sjellin dhe të vijnë e të shesin 5000 euro 4 pllaka porcelani metri katror.