Gjokutaj: Tregu i hidrokarbureve më fitimprurës se trafiqet në Shqipëri, prokuroria fle gjumë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se tregu i hidrokarbureve është nga më fitimprurësit, gati barazohet me trafiqet.

Ai tha se të gjithë tregtarët, të gjithë marrin përsipër, nën produktet e naftës me kontratë dhe nafta vergine gjysma shkon jashtë dhe gjysma futet në serbatorët e makinave shqiptare.

Gjokutaj: Tregu i hidrokarbureve është nga më fitimprurësit, gati barazohet me trafiqet. Merri të gjithë këta tregtarët, të gjithë marrin përsipër, nënproduktet e naftës me kontratë dhe nafta vergine gjysma shkon jashtë dhe gjysma futet në serbatorët tanë. Pra këta 5 lekë punë nuk e bëjnë.

U del 500 herë më lirë ta dërgojnë jashtë dhe ta importojnë këtu. Asnjë çështje nuk është hapur ndaj subjekteve të hidrokarbureve në prokurori. Pse janë mbyllur të gjitha çështjet? Është vajtuar në port dhe nuk ka pasur asnjë cisternë të ankoruar për të bërë eksport. Prokuroi fle gjumë në këmbë.