Qyno: Taçi u angazhua për lirimin e parave, kush janë ata që do të zhbllokonin llogarinë bankare?

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se fakti që italiani ka ardhur në Shqipëri dhe që Taçi është angazhuar, tregon se nëse do të lirohet llogaria, këta do të merrnin një tarifë suksesi.

Qyno shtoi se lind pyetja është se kush janë këta persona me funksion të lartë që zhbllokojnë një llogari të tillë bankare.

Qyno: Taçi priste nga njëra anë që të merrte tarifën e tij. Vetë italiani ka ardhur në Shqipëri dhe që Taçi është angazhuar, tregon se nëse do të lirohet llogaria, këta do të merrnin një tarifë suksesi, por fakti që bisedat e thonë se konfirmohet lirimi i llogarisë, konfirmohet edhe personazhi i një funksioni të lartë që e ka bërë këtë gjë.

Atëherë pyetja është se kush janë këta persona me funksion të lartë që zhbllokojnë një llogari të tillë bankare, ose është drejtori i pastrimit të parave, ose është ministri i Financave, ose një është guvernatori i bankës së Shqipërisë, ose kreu i SPAK. Këta janë personat që lirojnë një llogari bankare.