Kepi: Paratë e Cosa Nostras, prisja që në Kuvend të diskutohej për 18 mln eurot e bllokuara nga SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2021, 22:14
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Alba Kepi u shpreh se çështja “Taçi” shumë e rëndë sepse ka lidhje me një nga organizatat më famëkeqe të krimit botëror.
Ajo tha se priste që në Parlament të diskutohej mbi këtë dosje për riciklimin e parave të Cosa Nostrës në Shqipëri dhe të kërkohej një sqarim për këtë dosje.
Kepi: Kjo është një çështje shumë e rëndë sepse ka lidhje me një nga organizatat më famëkeqe të krimit botëror. Ndoqa seancën parlamentare dhe pati shumë debate. Unë prisja që sot në Parlament të diskutohej mbi këtë dosje për riciklimin e parave të Cosa Nostrës në Shqipëri dhe të kërkohej një sqarim për këtë dosje. Të kërkohej diçka kundrejt SPAK-ut dhe ministrit të Brendshëm.
