Qyno: Nuk është rasti i parë që Taçi bën transaksione nga Zvicra në Tiranë, ka bërë edhe në 2015
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se Rezart Taçi nuk ka dalë në skenë për shkak të situatës politike, por sepse italianët kanë bërë një operacion
Ai tha se sipërmarrësi Rezart Taçi në vitin 2015 i janë sekuestruar 1 milionë euro nga Zvicra përmes një firme të naftës.
Qyno: Transaksioni prej 18 milionë euro është kryer nga sipërmarrësi Zummo. Taçi nuk ka dalë në skenë për shkak të situatës politike, por sepse italianët kanë bërë një operacion dhe aty ka dalë Taçi. Nuk është rasti i parë që Taçi bën transaksione nga Zvicra në Tiranë.
Mua më rezulton se në vitin 2015 i janë sekuestruar 1 milionë euro nga Zvicra përmes një firme të naftës. E gjitha kjo ka rezultuar si një guacë. Llogaria ka qenë e personalizuar për një fëmijë. Çështja e sotme duhet parë ku e ka zanafillën.
