Ju flet Moska – Prova të ngjashme me ato kundër Rezart Taçit, SPAK ka edhe për Erion Veliajn

Prova me ato kundër Rezart Taçit, SPAK ka edhe për Erion Veliajn ishte tema e kësaj të hënë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Provat që ka dhënë SPAK lidhur me Rezart Taçin dhe njerëzit e tij, fare lehtë mundet që të implikojnë edhe Velijan, jo në lidhje me çështjen konkrete, por ri rrjedhojë logjike.

Çfarë ka bërë Taçi konkretisht? Një biznesmen italian i dyshuar si mafioz ka hapur një llogari bankare në Tiranë dhe ka bërë  një transfertë parash dhe më pas këto pra do të shkonin në Singapor.

Roli i Taçit në gjithë këtë histori është se i ka thënë mafiozit italian që depozitonte paratë që merr përsipër që të kryhet transaksioni dhe të mos preket nga pastrimi i parave dhe kontrolli i parave.

Këto gjëra që ka bërë Taçi bëhen çdo ditë në vendin tonë, sepse ka njerëz me lidhje politike që dalin garant për operacione të tilla duke marrë përqindjen. Këta njerëz kanë lidhje me qeverinë, sepse si do të bëhen garant ndryshe.

Erion Veliajt i doli emri në përgjimet e Ndragetës. Këto kullat e mëdha që ngrihen në Tiranë, nga vijnë këto para. Nga përgjimet ka dalë se i investon Ndrageta.

Skema të tilla në Shqipëri zbatohet për të ardhur kapitale për kullat që po rriten gjithandej në Tiranë. Nga përgjimet se po futen paratë e Ndragëtës dhe krimit të organizuar shqiptar. Të gjitha këto kanalizohen nga zyra e Veliajt.

Nëse SPAK do që të bëjë një hetim të thellë në këtë çështje, si tek Taçi ashtu edhe Veliaj, duhet së pari të shikojë atë që është garant për premtimin e lëvizjes së parave. Taçit është mirë t’i ofrohet statusi i të penduarit. Cili është garanti që jepte Taçi që mund të bëheshin veprime të tilla në Tiranë?

Thelbi është se sikurse është vepruar për këtë rast të kalohet në hetim edhe të gjitha kapitalet me të cilët ndërtohen kullat në Tiranë. Të shihen burimet e parave.