Aksident në autostradën Lushnje- Fier, makina përplas këmbësorin, humb jetën 84 vjeçari

Një aksident  është regjistruar mbrëmjen e sotme në  autostradën Lushnjë- Fier, në Savër, ku si pasojë ka humbur jetën këmbësori në moshën 84 vjeç.

Policia bën me dije se shtetasi A.Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" ka përplasur një këmbësor, shtetasin I.B, 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Është shoqëruar drejtuesi i mjetit qe shkaktoj aksidentin në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale.

Në këtë aks aksidentet me vdekje janë të shpeshta për shkak të një kryqëzimi në autostradë, i cili është lënë i hapur sepse lidh dy anët e lagjes Savër. Edhe pse është ndërtuar mbikalimi për të kaluar, banorët nuk e përdorin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.