Alibeaj kundër Berishës: "Non grata” është vdekje politike. PD s’kishte zgjedhje tjetër

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike ditën e sotme, në fjalën e tij Alibeaj ka 'sulmuar' ish-kryeministrin Sali Berisha.

Alibeaj e ka cilësuar vendimin për "non grata” nga ana e SHBA-ve për Berishën si një vdekje politike. 

Më tej ai u shpreh se Partia Demokratike nuk kishte zgjidhje tjetër përsa i përket çështjes së Sali Berishës.

“Dizenjimi nongrata është vdekje politike. Kush se kupton e ka problemin me veten.  A ka njeri moral të thotë që nuk ekziston “Non Grata”. Jo ska. S’kishte zgjedhje tjetër PD.”- ka thënë ai.