Rrëfehet ish-deputetja e LSI: Dita e parë në parlament si turiste, babi kritiku im më i madh
Kejdi Mehmetaj e ftuar në emisionin " Jeto me Orën" rrëfeu ndjesitë e saj në prag të ardhjes në ne jetë të vajzës së saj.
Ajo tha se po e shijon jashtëzakonisht këtë periudhë.
"Këtë periudhë po e shijoj shumë, pres një vajzë, jam lumturuar e doja vajzë" u shpreh Mehmetaj.
Gjatë bisedës ajo u ndal tek përvoja dhe rrugëtimi në politikë duke kujtuar edhe momentet e para.
"U bëra deputete në një moshë të vogël 20 vjeç. Në fillim në parlament ndjehesha si turiste, por unë u mbështeta shumë nga familja, fillova të aktivizohem dhe të përfshihem,nuk nam ndalur kurrë nga stigmatizimi dhe nuk do ndalem " u shpreh Mehmetaj.
Në dhjetor të 2013 Kejdi mori mandatin e deputetit. Përgjatë këtyre viteve Kejdi ka dhënë kontributin e saj në disa prej komisioneve parlamentare. Ajo ka qenë inciniatore e dy ligjeve të propozuara dhe miratuara në Parlament, ligji për “Rolin e Kuvendit në Procesin e Intergimit në BE” dhe ligji për “Vullnetarizmin”.
Në fund të bisedës përballë moderatores Kallaku, Mehmetaj i bëri thirrje të rinjve të përfshihen në jetën shoqërore me politike dhe jo vetëm sipas saj janë të rinjtë që do sjellin ndryshimin në këtë vend.
